E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti i BE-së, Sekui: Mundësi të barabarta në punësim

Në këtë kuadër, në kryeqytet sot u organizuar një aktivitetit nga Bashkimi Evropian, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për prezantimin e projektit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) 2010, për “Zhvillimin e burimeve njerëzore”. Ky projekt do të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të Inspektoriatit Shtetëror te Punës dhe informatizimit të tregut të punës, duke ofruar për vendin tonë treg punë të shëndetshëm dhe të barabartë për të gjithë.

Duke theksuar se në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria ka një nivel të lartë të papunësisë, ambasadori i BE-së, Etore Sekui tha se "qëllimi i këtij projekti është pikërisht plotësimi i këtij boshllëku, duke krijuar një baze solide, si në legjislacion ashtu edhe në infrastrukturën e institucioneve bazë".

“Taksapaguesve evropianë do t’iu kushtojë 3 milionë euro ky projekt, me qëllim që tregu i punës në Shqipëri të jetë i ngjashëm me atë të Bashkimit Evropian pasi BE-ja ka në thelb të saj barazinë dhe pikërisht me anë të këtij programi synojmë që të gjithëve ti japim shanse të barabarta”.

“Implementimi i këtij programi do të thotë të përmirësohet lidhja ndërmjet segmenteve të ndryshëm të zinxhirit të tregut të punës, duke ndërhyrë me trajnime dhe programe të caktuara në arsim dhe në fusha të tjera që interferojnë drejt për së drejti në tregun e punës", tha Sekui./Start/

                                                                                             2012-02-10 15:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›