E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një serb i dyshuar për vrasjen e Zoran Gjingjiç

VALENCIA - Arrestohet në Spanjë një serb i dyshuar për vrasjen e ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç.

Lajmi konfirmohet nga policia në qytetin e Valencias, e cila njoftoi se Luka Bojoviç u ndalua në një restorant. Ai kërkohet edhe për 20 vrasje të tjera në Serbi, Holandë dhe Spanjë.

Ai dyshohet se është anëtar i famëkeqit ‘Klani i Zemunit’. 12 persona jane dënuar në vitin 2007 për pjesëmarrjen e tyre në vrasjen e Zoran Gjingjiç, por shumë të tjerë janë ende në arrati.

Megjithatë Bojoviç nuk ishte mes personave të kerkuar nga Interpoli për vrasjen e Gjingjiç. Kryeministri reformator u vra nga një snajper, ndërsa hynte në ndërtesën e qeverisë në Beograd.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›