Terrorizmi, Franca në alarm pas sulmit në shkollën hebraike
PARIS - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka vënë rajonin jugperëndimor të Francës në nivelin më të lartë të terrorizmit, pas sulmeve të një dite më parë në një shkolle hebraike, ku u vranë 4 persona, mes të cilëve 3 fëmijë.
Sipas Sarkozy, duket qartë se ngjarja në Tuluz ka qenë e natyrës anti-semitike. Autoritetet besojnë se atentatori i djeshëm është i njëjti person që vrau tre ushtarë francezë javën e kaluar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka quajtur vrasjet “të neveritshme” ndërsa autoritetet izraelite kanë njoftuar se katër viktimat do të varrosen në Izrael, në përputhje me dëshirën e familjarëve të tyre. Vendet evropiane, Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër vrasjet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)