E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat më të qarta me klientët

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit te saj një projektligj që sjell ndryshime në ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.

Një prej të drejtave që shtohet në këtë ligj është ajo që i jep konsumatorit mundësinë në çdo kohë, të shlyejë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e tij, sipas marrëveshjes së kredisë. "Në këto raste, konsumatorit i jepet e drejta e reduktimit të kostos totale të kredisë, që konsiston në uljen e interesit dhe kostove për periudhën e mbetur të kontratës së kredisë",  theksohet në projektligj.

Ndërsa në shembullin konkret duhet të specifikohen norma e huasë, fikse ose të ndryshueshme, ose të dyja së bashku, me veçoritë e çdo pagese/detyrimi të përfshira në koston totale të kredisë për konsumatorin, shuma totale e kredisë, apo edhe norma vjetore e përqindjes së pagesave/detyrimeve apo norma efektive e interesit (NEI), siç përcaktohet me akt nënligjor të Bankës së Shqipërisë.

Në këtë projektligj, i cili do të përcillet për miratim në Parlament shtohen edhe disa sanksione për ata që nuk përmbushin detyrimet, qoftë kundrejt klientëve, por edhe kundrejt organeve kompetente./Start/

                                                                                             2011-05-29 08:37
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›