Elbasan kapet i riu me 100 doza heroine

Sot në mbrëmje rreth orës 20.00, nga ana e Seksionit Luftës Kundër Narkotikeve, në Elbasan është finalizuar me sukses Operacioni i koduar “Momenti i duhur", operacion i cili prangosi shtetasin Denis Meco, vjeç 22, banues ne Elbasan Lagja 'Haxhias".
Nga ana e policisë gjatë informacionit të marrë, rezultoi se shtetasi i mësipërm dispononte në banesën e tij lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 100 doza lende narkotikë, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me lëndën narkotike e llojit heroinë.
Ndaj shtetasit në fjalë mor masa e arrestit në flagrance, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.