E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, Gardisti Llupo kërkon lirimin nga paraburgimi

Gjatë seancës, ai ka kërkuar lirim nga qelitë e paraburgimit, për shkak të tejkalimit afateve ligjore në qeli.

Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar edhe tre muaj burgim për Llupon, duke nënvizuar se kërkesa bëhet për shkak të kompleksitetit të çështjes. Ndërkohë, seanca u shty për ditën e nesërme, pasi avokati Genci Gjokutaj është tërhequr nga përfaqësimi i Llupos, pasi do të mbrojë ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, në procesin që pritet të nisë së shpejti.

Në seancën e radhës, Gjykata kërkoi që seancat zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të specifikës së hetimeve për ngjarjen e 21 janarit. Agim Llupo, akuzohet nga Prokuroria si autor i vrasjes së Ziver Veizit në demonstratën e 21 janarit. /Start/

                                                                                             2012-02-07 11:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›