E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjetori i Pavarësisë, ambasadat çelin aktivitetet

 Në Romë, nisi muaji i kulturës shqiptare me titull: “Vendi Përballë – Shqiptarët e Italisë Kremtojnë 100 vjetorin e Pavarësisë”.

Gjatë këtij muaji do të shpaloset një mozaik i gjerë kulturor me ekspozita pikture dhe fotografike, ekspozitë me dokumente të rëndësishme që kanë shënuar lindjen e Shtetit shqiptar, konferenca, projektime filmash, përmes të cilave do të prezantojmë në Romë, Shqipërinë-vendi përballë. Synohet që këto aktivitete të prezantojnë momentet më të rëndësishme për Shtetin shqiptar si dhe aspekte të jetës e veprimtarisë së shqiptarëve dhe arbëreshëve në Itali.

Me datë 23 janar 2012 në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë u organizua hapja e ekspozitës “Dimri në Sarajevë 2012”, e piktorëve shqiptarë, z.Buron Kaceli, Mustafa Arapi, Marjana Goxhabelliu dhe Fatmir Carkanji. Në hapjen e ekspozitës morën pjesë, Ministri i Turizmit dhe Ambientit të BeH znj. Branka Duric, ish presidenti i BeH, Stjepan Kljuic, përfaqësues të Presidencës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, trupi diplomatik i akredituar në Sarajevë, akademikë, profesorë të Universitetit të Bosnjë Hercegovinës, përfaqësues të komunitetit shqiptarë, media etj.

Gjithashtu, edhe Doha të Katarit, nën kujdesin e Pallatit Mbretëror dhe Ambasadës së republikës së Shqipërisë në Shtetin e Katarit, u organizua mbrëmja e muzikës shqiptare në sallën e Teatrit Kombëtar, në Doha. Në këtë aktivitet, si i pari i këtij lloji, morën pjesë, Ministri i Kulturës dhe Artit i Katarit, z. Hamad Al-Kawari, përfaqësues të familjes mbretërore, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Doha, përfaqësues të komunitetit të biznesit si dhe përfaqësues të bashkësisë shqiptare në Doha. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kopenhagen të Danimarkps, pasqyroi  turizmin dhe traditën shqiptare në Panairin ndërkombëtar të turizmit dhe udhëtimit "Ferie & Fritid" në Bella Center. 

Në stendën e saj, Ambasada prezantoi pamje, fotografi, video, muzikë, materiale informuese dhe pije tradicionale të Shqipërisë. Ajo prezantoi përpara publikut danez dhe vizitorëve të shumtë të panairit, në mënyrë dinjitoze, profesionale dhe kombëtare bukuritë natyrore të Shqipërisë, potencialet e saj turistike, trashëgiminë e pasur historike e kulturore dhe shpirtin bujar dhe mikpritës të shqiptarit. Edhe në Zvicër u zhvilluan aktivitete për këtë qëllim. /Start/

                                                                                             2012-02-07 13:01
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›