E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Synojmë të ulim aksidentet me 30-50%

Gjatë një konference për shtyp pas takimit me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit (FIA) Jean Todt, Olldashi tha se “Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës rrugore përmes investimeve, ndryshimeve në Kodin Rrugor si dhe përmes rritjes së financimeve për sinjalisikën rrugore”.

Ministri tha se këto përpjekje synojnë uljen e numrit të aksidenteve rrugore në Shqipëri në mesataren e vendeve të zhvilluara, pasi jemi ende në shifra më të larta se kjo mesatare. “E njoha z. Todt me objektivat e strategjisë për sigurinë rrugore që synon që brenda dekadës të reduktojmë numrin e aksidenteve rrugore 30-50 % . E gjithë kjo paketë që nis me investimet në infrastrukturë dhe përfundon me ndryshimet ligjore në Kodin Rrugor synon pikërisht reduktimin e aksidenteve", tha Olldashi.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit, ish-drejtuesi i lartë i Ferrarit në Formula 1, Jean Todt, i cili erdhi në Shqipëri për lançimin e Dekadës së Veprimit për Sigurinë Rrugore 2011-2020, e cila ka për qëllim kryesor shpëtimin e miliona jetëve në mbarë botën tha se në vizitën e tij të parë në vendin tonë, po njihet me situatën e automobilizmit në Shqipëri. "Ka pasur shumë aksidente në të gjithë botën dhe ne jemi të shqetësuar për këtë. Ky është një problem shumë i madh, që duhet minimizuar", deklaroi ai.

Jean Todt i dorëzoi ministrit Olldashi çertifikatën e FIA-s, për rrugë të sigurta si dhe tha se “në mbështesim përmirësimin e sinjalistikës rrugore. Duhet të edukojmë njerëzit dhe të mbështesim qeverinë që të investojë në përmirësimin e cilësisë së rrugëve. Shpresoj që teknologjia më e avancuar e makinave të jetë e pranishme edhe në Shqipëri, sepse është e nevojshme të mos kemi mjete të vjetëruara në rrugë. Ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave"./Start/

                                                                                             2012-02-07 15:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›