Kukës, ndalohet 26-vjeçari për falsifikim dokumentesh

Burime nga policia e qarkut të Kukësit bëjnë të ditur se “Elton Zyberaj, 26 vjeç, nga fshati Brekije i rrethit të Kukësit, ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Faktit e rrethit të Kukësit për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.
Nga të njëjtat burime mësohet se 26-vjeçari i ndaluar në afërsi të banesës nuk ka kundërshtuar forcat e policisë, gjë që ka lehtësuar përfundimin e shpejtë të operacionit.
/Start/E.B/
2012-02-07 15:41
Nga të njëjtat burime mësohet se 26-vjeçari i ndaluar në afërsi të banesës nuk ka kundërshtuar forcat e policisë, gjë që ka lehtësuar përfundimin e shpejtë të operacionit.
/Start/E.B/
2012-02-07 15:41