E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazirat, dorëhiqet Presidenti i Maldiveve

Në një fjalim mbajtur në televizionin shtetëror, Nasheed, tha se “për gjendjen në të cilën ndodhet vendi aktualisht do të ishte më mirë sikur unë të dorëhiqesha”.

Më herët, një grup oficerësh policie morën kontrollin e televizionit shtetëror në kryeqytetin Male.

Tensionet u shtuan ndjeshëm pasi një ushtria e Maldiveve arrestoi një gjykatës të lartë muajin e kaluar, duke shkaktuar protesta të dhunshme në ishullin e Oqeanit Indian.

Një burim i afërt me Presidentit i përshkroi zhvillimet e së martës si një “grusht shteti nga regjimi i vjetër”./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-07 11:29
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›