“21 janari”, lirohet gardisti Sadik Çela

Kjo masë është vendosur ndaj gardistit Sadik Çela, ndaj të cilit Gjykata e Lartë vendosi disa ditë më parë kthimin e tij në qeli edhe për 10 ditë të tjera si masë paraburgimi.
Trupit gjykues shprehet se në sajë të akt-ekspertizës plumbi që ka vrarë një nga protestuesit i 21 janarit nuk ka dalë nga arma e gardistit Sadik Çela dhe për këtë gjykata ka vendosur ta lërë të lirë gardistin.
Megjithatë, Çela nuk ndodhet në qeli por në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku sot i është komunikuar vendimi. Me vendimin e Gjykatës s Lart, prokuroria mund të kërkoj mas tjetër për gardianin.
Sadik Çela u arrestua menjëherë pas ngjarjeve të 21 Janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Ky i fundit është i vetmi që ndodhet në burg, pasi akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. /Start/
2011-09-28 11:57