Shumë shpejt nis puna për By-Pass-in e Fierit

Ky është segmenti më i rëndësishëm pasi lidh autostradat Fier- Lushnjë, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, pjesë e korridorit të jugut. Përfaqësuesit e firmës projektuese të projektit kanë organizuar një takim të përbashkët me përfaqësuesit e bashkisë Fier, prefekturës dhe komunave që përfshin ky segment rrugor.
“Ne që të gjithë jemi të ndërgjegjshëm dhe të interesuar që ky projekt të filloje sa më parë, për rëndësinë e madhe që ka ai në zhvillimin e qytetit nga pikëpamja urbane, ekonomike dhe sociale", tha n/kryetari i bashkisë, Flamur Mataj.
Francesko Rozati, përfaqësues i kompanisë projektuese “Sintagma es ë es” bëri prezantimin e detajuar të projektit të By-Pass-it, cili është financuar nga Kooperacionioni Italian. “Ky seksion është aksi më i rëndësishëm për të lidhur aksin Veri –Jug.
Ai lidh autostradat Fier-Tiranë, Fier-Vlorë dhe Fier-Tepelenë”, tha Rozati. Sipas tij, projekti fillon në Mbrostar, kalon në Ndërmenas afër Apollonisë dhe përfundon në Levan. Ai është 22 km i gjatë, 22 metra i gjerë, me 4 korsi nga të dy anët, i kategorisë interurbane. Sipas prezantuesit të projektit, shpejtësia në autostradë do të jetë rreth 120 km në orë, cka do të shkurtojë ndjeshëm kohën e përshkimit të distancës dhe do të normalizojë ngarkesën e qarkullimit rrugor. Vlera e projektit që është në inventar të DPRR shkon në rreth 60 milion euro dhe financohet nga BERZH. Në vlerën e këtij projekti janë përfshirë dhe shpronesimet e fermerëve të cilët kanë nisur aplikimin e procedurave. /Start/
2011-09-29 08:53