Qeveria ndryshon rregullat për medaljet në polici

Vendimi për "motivimin, rregullat dhe procedurat për dhënien e medaljeve, formën e tyre dhe shpërblimin financiar", është marrë në mbledhjen e zhvilluar dje.
Sipas këtij vendimi, medaljet, jepen nga ministri i Brendshëm, për punonjësit e Policisë, punonjësit e shërbimeve mbështetëse dhe punonjës policie të huaj, të atashuar në vendin tonë, kur ata shquhen për merita të veçanta, ndërkohë që medaljet që jepen janë:” Medalja e Nderit”, “Medalja për Trimëri”, “Medalja për Shpëtim Jete”, dhe shoqërohen me motivacionet përkatëse.
Ministri i Brendshëm ka të drejtë për dhënie medaljeje me nismën e institucioneve vartëse, me ose pa propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, propozimi ose nisma për dhënien e medaljes shoqërohet gjithmonë me përshkrimin e arritjeve dhe veprimtarinë konkrete ku është dalluar i propozuari.
Dhënia e medaljeve bëhet në raste festash kombëtare, përvjetorësh, datash historike dhe ngjarjesh të shënuara për Policinë e Shtetit etj.
Gjithnjë sipas këtij vendimi, dhënia e medaljes shoqërohet me një shpërblim financiar, i cili është: Për punonjësit e policisë me gradë policore, për Medaljen e Nderit, në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë; Për Medaljen e Trimërisë, në shumën 100 000 (njëqind mijë) lekë; Për Medaljen për Shpëtim Jete, në shumën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë. /Start/
2011-09-29 08:52