E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy automjete, gjen vdekjen 39-vjeçari

Policia lokale bëri të ditur se një automjet tip kamion me drejtues shtetasin Dritan Dine, 40-vjeç, është përplasur me një automjet tjetër tip Audi me drejtues shtetasin Gjergji Kanani, 39-vjeç, banues në Elbasan, i cili po udhëtonte në drejtim lëvizje Korçë-Librazhd.

Si pasojë e përplasjes se dy mjeteve, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip audi, shtetasi Gjergji Kanani. Policia bëri të mundur shoqërimin pranë Komisariatit Policisë Librazhd të drejtuesit të kamionit, ku më u bë arrestimi në flagrancë i tij.

Grupi hetimor, i cili u dërgua në vendin e ngjarjes, po punon për të përcaktuar saktë shkaqet e ndodhjes së aksidentit. Shtetasi Dritan Dine do te akuzohet për veprën penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. /Start/

                                                                                             2011-09-29 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›