E Diel, 1 Nëntor 2026

“21 janari”, rikthehet në qeli një gardist

Trupi gjykues i kësaj gjykate ka vendosur rikthimin pas hekurave të gardistit Sadik Çela, duke hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Kjo e fundit ka vendosur 30 ditë paraburgim për gardistin e sipërpërmendur.

Sipas këtij vendimi efektivi i Gardës së Republikës duhet të dërgohet në qeli edhe për 10 dite të tjera. Me vendimin e Gjykatës së Lartë, prokuroria mund të kërkojë masë tjetër për gardianin.

Sadik Cela u arrestua menjehere pas ngjarjeve te 21 Janarit së bashku me gardistët Gazmend Ahmetcenaj, Mark Nikolli dhe Agim Llupo. Ky i fundit eshte i vetmi që ndodhet në burg, pasi akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 14:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›