Pr/ligji i medias, TV lokale: Jo 2 frekuenca kombëtare TVSH
TIRANE- Komisioni i Medias diskutoi sot sërish pr/ligjin për mediat elektronike. Këtë herë janë dëgjuar grupet e interesit të cilët kanë dhënë mendime dhe sugjerimet e tyre sa i përket një ligji të ri për median, i cili vjen si domosdoshmëri për të përafruar legjislacion shqiptar me atë europian.
Përfaqësuesit e shoqatës së rrjeteve televizive, lokale, valore dhe kabllore, si dhe klubi shqiptar i medias parashtruan para deputetëve vërejtjet e tyre ndaj disa neneve të pr/ligjit.
Ata kërkojnë rrëzimin total dhe rregullim të nenit 64 të ligjit pasi aktualisht siç është ai shkel barazinë e individit .
Neni 64 parashikon të ndalojë një person fizik apo juridik që ka një licensë lokale apo rajonale të kërkojë të investojë ose të blejë aksione në një shoqëri kombëtare.
Gjithashtu ata kërkojnë që TVSH të mos fitojë dy frekuenca kombëtare publike, pasi performanca e saj në treg është larg asaj private.
“TVSH nuk ka pse të fitojë dy frekuenca kombëtare publike, pasi jo vetëm që performanca e saj në treg është larg asaj private por nga përvoja e disa vendeve si Rumania nuk i kanë dhënë asnjë frekuencë televizionit publik, por me ligj kanë vendosur që këto frekuenca të shtojnë numrin e platformave kombëtare” deklaroi drejtuesi i Shoqatës së rrjeteve të TV Lokale, Fatos Mihali.
Nga ana e tij Drejtuesi i Klubit shqiptar të Medias Shkëlqim Bylykbashi tha se “Në pr/ligj nuk përcaktohen kriteret objektive për licensimin e transmetuesve. Kjo do të thotë që aplikimet për licensë transmetimi do të vlerësohen nga këshilli pa asnjë pikë referimi.”
Edhe kryetarja e Komisionit te Medias, Valentina Leskaj tha se ky ligj pa strategjinë “është i dështuar sepse do të rikthehet prapë në parlament, ndërkohë nuk kemi asnjë lloj informacioni se ku është puna me strategjinë.” Leskaj propozoi thirrjen në komision të përfaqësuesve të qeverisë për të dhënë një vlerësim si e kanë gjykuar dhe ku janë me procesin e strategjisë.
Ndërsa Nënkryetari i Komisionit te Medias Mark Marku tha se pr/Ligji është produkt i komisionit të medias edhe në parlament në momentin që do të diskutohet do të ekzistojë mundësia që të ndryshohet apo të përmirësohet.
Diskutimet për pr/ligj, për të cilin dhanë referimet e tyre dhe përfaqësues të OSBE e ODIHR do të vazhdojnë në mbledhjet e ardhshme të këtij komisioni.
(s.g/balkanWeb)