Brazil, vdes Jose de Sa Parente shpikësi i karburantit bio
BRAZILIA- Jose de Sa Parente, shpikësi i karburantit bio vdiq në moshën 70-vjeçare nga një sëmundje intestinale.
Prodhimi i këtij karburanti nga vaji vegjetal do të reduktojë varfërinë në fshatra
"Sa Parente krijoi karburantin bio, burim krenarie për të gjithë brazilianët. Zbulimi i tij, patentë në Brazil, është pranuar gjërësisht në botë dhe ka një rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit.",- pohoi sot në një deklaratë për shtyp presidentja braziliane, Dilma Rousseff.
Brazili është prodhuesi i dytë më i madh në botë i karburantit bio, pas SHBA-së dhe disponon 74 uzina që mund të prodhjnë gjashtë milionë metra kub karburant në vit.
Në vitin 2010, prodhimi brazilian arriti 2,4 milionë metra kub. Në këtë proces fabrikimi janë përfshirë 276 000 fermerë.
(e.m/AFP/BalkanWeb)