E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për zgjerimin e portit të Sarandës

Projekti në fjalë financohet nga Banka Botërore me 80 %  dhe 20% nga Qeveria Shqiptare, dhe pritet të sjellë zhvillime pozitive të konsiderueshme në veprimtarinë e portit, dhe do t’i kursejë  Qeverisë Shqiptare rreth 2 milionë dollarë.

Marrëveshja për këtë projekt u nënshkrua sot nga zv/ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Ernest Noka, dhe përfaqësuesi i kompanisë greke “IONIOS S.A Construction Company”. Projekti në fjalë, do të ketë një kosto prej 4.7 milionë dollarë nga 6.7 që ishte fondi limit i akorduar për këtë projekt. Zv/ministri Noka,  shpreh se ky projekt është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për zhvillimin e transportit detar në vendin tonë.

“Projekti, është një bashkëfinancim i Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore, me vlerën fillestare 6.7 milionë USD, por pas përfundimit të procedurës së prokurimit, ku morën pjesë 6 kompani ndërkombëtare (nga shume kompani te interesuara), u përzgjodh kompania “IONIOS” S.A Construction Company Greqi, e vlerësuar si më e mira teknikisht dhe më vlerë ekonomike më të ulët 4.7 milionë USD”, sqaroi Noka. Në bazë të kontratës së nënshkruar sot me kompaninë “IONIOS” S.A Construction, punimet pritet të përfundojnë në një periudhë 12 mujore. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-14 15:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›