E Diel, 1 Nëntor 2026

“Administratë shtetërore pa vetura”, së shpejti ligji

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha përshëndeti këtë nismë e cila sipas tij "merret në kuadër të shkurtimit të shpenzimeve administrative, por edhe të një transparence më të gjerë me publikun". Ai informoi se për këtë qëllim do të adoptohet ligji austriak.

"Me këtë ligj ne mbyllim një kapitull të trashëguar nga nomenklatura e vjetër deri në ditët e sotme", vijoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se "përqindja më e lartë e  shpenzimeve nuk i takon Kuvendit, por transportit të zyrtarëve në institucione të tjera".     

Duke bërë një përllogaritje të shpenzimeve, ai informoi se transporti i një zyrtari (shofer, karburant, automjet, mirëmbajtje, etj) i kushton taksapaguesve shqiptarë rreth 19 mijë dollarë në vit.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›