E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Alternativa Civile”: Drejtuesit e arsimit të zgjidhen me garë

Me mbështetjen direkt të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, “Alternativa Civile” ka mbledhur rreth vetes intelektualë të fushave të ndryshme, të grupuar rreth idesë se shoqëria ka nevojë për një frymë dhe realitet të ri, në kushtet kur politika mbisundon në mendimin dhe qëndrimet publike dhe shumë OJQ janë kthyer në zbatues të  këtyre qëndrimeve.

Nisur nga mungesa e ideve që po shoqëron tranzicionin shqiptar, “AC” synon të ofrojë zgjidhje konkrete politike dhe ligjore në fushat me ndjeshmëri të madhe publike, me të cilat lidhet interesi dhe jeta e qytetarëve në çdo zonë ku jetojnë.

Në takimin e parë prezantues, “Alternativa Civile” propozoi një ndryshim në projektligjin “Për arsimin parauniversitar”, që pritet të diskutohet në Kuvend. Ndryshimi lidhet me nenin 66 të tij, ku kjo lëvizje propozoi që drejtuesit e arsimit në rrethe të zgjidhen me garë konkurruese nga rrethet arsimore dhe komitetet e prindërve. Për këtë ide dhanë mendimet e tyre “pro” Prof. Shezai Rrokaj, Prof. Mahir Domi etj.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-22 20:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›