E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ i hap rrugë referendumit kundër importit të plehrave

Në mbledhjen e djeshme, pesë anëtarët e KQZ-së, kanë miratuar formularin tip që do t’i jepet kësaj Aleance për të mbledhur 50 mijë firma për të zhvilluar referendumin.

Në dhënien e formularin janë dhënë edhe disa pika se si do të plotësohet, ku vlen të përmendet që gjithkush që hedh një firmë do t’i mbahet edhe fotokopja e kartës së identitetit.

 Partia Socialiste shprehu kundërshtinë e saj për këtë pikë, duke theksuar se kështu nuk ruhen të dhënat personale të shtetasve. “Të kërkosh që çdo person të lërë një kopje të dokumentit të identifikimit do të thotë se u vë një barrierë shumë të madhe si këtyre që nisin procesin, ashtu edhe atyre që do të nënshkruajnë. Të japë një fotokopje të kartës së identitetit do të thotë të japësh të dhënat e tua personale.

Për sa kohë jepet numri, firma dhe ditëlindja, janë të dhëna më se të mjaftueshme të këtyre zgjedhësve që të nënshkruajnë këtë listë”, u shpreh anëtari i PS-së në KQZ, Eridian Salianji. Edhe përfaqësuesit e Aleancës shprehën rezervat e tyre për këtë pikë, duke theksuar se krijon probleme qoftë nga ana logjistike, financiare dhe organizative. /Start/

                                                                                             2011-12-23 09:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›