“Apple” "thyen" zemrat e kinezëve

Një dyqan “Apple” në Sanlitun, Pekin, nuk u hap dot sot pasi turma të mëdha njerëzish u mblodhën jashtë në pritjet të fillimit të shitjeve. Turma doli jashtë kontrollit dhe filloi të gjuante dyqanin “Apple” me vezë, teksa shpërthyen edhe përleshjet me policinë.
Kina është tregu më i madh i telefonave celularë në botë, dhe tregu i dytë më i madh i “Apple”-it. iPhone 4S, i cili ka funksione që aktivizohen me anë të zërit, do prezantohej sot për herë të parë në Kinë.
Qindra e mijëra persona kaluar të gjithë natën jashtë në temperature nën zero, në pritje të blerjes së iPhone 4S-ve. Kur morën vesh se po u shkonte I gjithë mundi dëm, ata demonstruan zemërimin e tyre. Në xhamat e dyqanit “Apple”, orë më vonë dalloheshin qartë mbetjet e vezëve.
“Unë kam pritur këtu që prej pas drekës së djeshme”, tha një djalë rreth të 20-ave për “Reuters”-in duke shtuar se “kur thanë sot se iPhone 4S-të nuk do të shiten, ata "thyen" zemrat e konsumatorëve kinezë”./Start/F. Prroni/
2012-01-13 16:25