Akuzat, Topi: Sa kohë jam President, jo pjesë e debateve

Sipas kreut të Shtetit, aty zhvillohen dhe miratohen ligjet me rëndësi për statusin e vendit kandidatu.
“Unë uroj që jo, sepse partitë politike besoj që janë koshiente që bashkëpunimi midis tyre, sidomos në politikat parlamentare, aty ku zhvillohen ligje, aty ku zhvillohen debate dhe aty ku plotësohen mjaft nga rekomandimet e Komisionit Evropian, e bëjnë të detyrueshme që partitë politike të bashkëpunojnë intensivisht dhe në mënyrë shumë efikase për të miratuar ligje dhe për t’i dhënë një stabilitet të plotë të gjithë bashkëpunimit politik. Unë jam i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdojë. Uroj që ky të vazhdojë dhe të mos ketë asnjë lloj krisjeje!”, është shprehur ai.
I pyetur për akuzat e fundit, Topi theksoi se për sa kohë do të jetë President, nuk do të përfshihet në debate. “Besoj që do të jap një përgjigje shteruese. Deri në momentin që do të jem President i Republikës, unë do të vazhdoj që me shumë seriozitet, me shumë konseguencë të zbatoj të gjitha detyrimet kushtetuese të Presidentit të Republikës. Çdo lloj aludimi besoj që është i kotë. Unë do të jem jashtëzakonisht i kujdesshëm që të mos bëj konfuzion sikurse aludojnë të tjerët, në pozitën time si President me të gjitha detyrimet e mia. Pastaj, pas përfundimit, më takon mua ta them se çfarë do të bëj dhe ku do të jem. Asgjë që dëgjohet nga të tjerët, që aludohet nga të tjerët, që keqinterpretohet nga të tjerët, nuk dua që të merret për bazë”, shtoi. /Start/
2012-01-13 17:37