E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohet në port 1.5 kg, po çohej në Itali

Kontrollet janë zhvilluar në autobusin e kompanisë “Arjani” Travel. Nga kontrolli u imtësishëm, në vendin e bagazheve, brenda një cante të zezë,  të fshehura në një bidon plastik 5 L janë gjetur 1.5 Kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit canabis sativa, e cila do të trafikohej në drejtim të Italisë.

Në lidhje me këtë rast nga shërbimet e Policisë  janë shoqëruar dy shoferët e autobusit, shtetasit Feti MuÇka, 45-vjeç, lindur dhe banues në Fier si dhe Pirro Mërtiri, 52-52-vjeç, lindur e banues në Fier.

Policia e Qarkut bëri me dije se po punohet për individualizimin e përgjegjësisë dhe identifikimin e kapjen e dërguesit të kësaj lënde narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vijon puna për hetimin dokumentin e plotë ligjor të këtij rasti. /Start/

                                                                                             2012-01-13 16:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›