E Diel, 1 Nëntor 2026

“Arrest me burg” për Ilir Xhakjën, policia në gatishmëri

Vendimi u mor nga gjyqtari Luan Hasneziri, teksa më vonë pritet të caktohet edhe trupi gjykues për këtë çështje.

Xhakja u shoqërua nga drejtoria e Policisë së Durrësit për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në masa të rrepta sigurie, i shoqëruar edhe nga forca të shumta policie.

Në pjesën e parë të seancës, mediat u lejuan, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi e mbyllur për shkak të sekretit hetimor. Katër janë akuzat e ngritura ndaj Xhakjas, ku përveç vrasjes së kryekomisarit, akuzohet edhe për plagosje. I pandehuri do të qëndrojë në qelitë e burgut 313 në Tiranë, fare pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Mësohet se Ilir Xhakja do të qëndrojë brenda hekurave, me persona që nuk kanë pasur njohje të vjetra, çka mund të shkaktojë edhe zënka. Kreu i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u vra mbrëmjen e së enjtes së shkuar teksa po zhvillonte kontrolle rutinë. Ai u qëllua me mbi pesë plumba pistolete nga Ilir Xhakja, person me precedentë të shumtë penalë. /Start/

                                                                                             2012-09-17 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›