Kapet nënë e bir me rreth 3 kg drogë

Burime zyrtare bënë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasja Meliha Shehu, 46 vjeç, dhe djali i saj Klodjan Jonuzaj, 24 vjeç, banues në fshatin Ibë e Sipërme.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë mbjellë një parcelë toke me rreth 500 rrënjë bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa, e cila u gjet në fshatin Mushqeta, komuna Bërzhitë, e rrethit të Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre u gjetën 3.42 kg, lëndë narkotike. Policia ka asgjësuar rreth 485 rrënjë bimë dhe 15 bimë u morën për ekzaminim laboratorik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetimet të mëtejshme. /Start/A.D/
2012-09-17 11:02