Punësimi i shqiptarëve në Katar, arrihet marrëveshja

Për këtë arsye, ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, ndodhet për një vizitë zyrtare në këtë shtet, ku është takuar edhe me homologun e tij, Ministrin e Punës së Katarit z. Hasser Al-Hemedi.
Marrëveshja është negociuar prej disa muajsh, dhe është konkretizuar së fundi. “Në qendër të politikave të Qeverisë shqiptare është rritja e punësimit, dhe marrëveshje të tilla përkrah reformave fiskale që nxisin dhe inkurajojnë biznesin vendas dhe investimet e huaja, kontribuojnë në këtë objektiv”, ka theksuar Ksera. Nga ana e tij, ministri i Katarit Al-Hemedi, vlerësoi se zbatimi i marrëveshjes do t’u mundësojë punëdhënësve të vendit të tij përzgjedhjen e fuqisë punëtore të kualifikuar duke kontribuar kështu edhe në ndërtimin e veprave të mëdha për Lojërat Olimpike 2020.
Ministria e Punës e Katarit do t’i paraqesë ministrisë shqiptare, ofertat e punëdhënësve nga Katari për punësimin e fuqisë punëtore. MPCSSHB me strukturat e saj do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të përzgjedhur punëkërkuesit shqiptarë që përmbushin kërkesat e ofertave.
Fuqia punëtore e përzgjedhur në Shqipëri dhe që plotëson kërkesat dhe kualifikimet e punëdhënësve në Katar të specifikuara përfundimisht përzgjidhet nga punëdhënësi ose një zyre rekrutimi e autorizuar nga Ministria e Punës. Punëdhënësit do të specifikojnë në ofertat e tyre kualifikimet e kërkuara, përvojën dhe specializimet e kryera, kohëzgjatjen e kontratës, kushtet e punësimit, pagesën, si dhe periudhën e provës dhe lehtësirat lidhur me transportin dhe strehimin. /Start/
2012-09-17 12:06