100-vjetori i Pavaresise te sherbeje per te rishikuar historine
Kreu i qeverise ka deklaruar dje se viti i 100-vjetorit te Pavaresise duhet te jete nje vit i paharruar per te gjithe dhe duhet te kujtohet me festa dhe kremtime te shumta. Sipas kryeministrit, "ky eshte nje vit unik ne jeten e gjithsecilit, ky eshte viti i 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, eshte nje shans i madh, qe ne kemi mundesi dhe na takoi ne, qytetareve shqiptare te vitit 2012, te kremtojme dhe festojme kete 100-vjetor. Ta kremtojme dhe festojme si qytetare te lire, kudo ku jemi, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, diaspore dhe kudo". Ai ka ftuar te gjithe si deputetet, ashtu edhe shqiptaret, qe te angazhohen dhe te kontribuojne ne shnderrimin e ketij viti jubilar, ne nje vit vleresimi, ne nje vit dinjiteti, ne nje vit optimizmi, ne nje vit nderimi, ne nje vit vizioni, per te gjithe vendin, per te gjitha zonat, per te gjithe qytetaret. "Ky 100-vjetor do te jete vecse nderim, vleresim, besim dhe vizion per te ardhmen. Ky 100-vjetor duhet te na sherbeje ne te gjitheve, per nje veshtrim real te historise sone ne marredheniet e individit me historine. Eshte ne detyrimin tone te njohim dhe te vleresojme me objektivitet dhe realizem kontributin e te gjithe atyre, qe ne ju detyrojme kete dite, qe nga vitet 1878 dhe deri ne vitin 2008, qe eshte Pavaresia e Kosoves", tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri ka kerkuar qe te rishikohet historia, per te dale ne pah te gjitha te vertetat historike.