E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet Dollari, Euro po humbet pike te dukshme ne tregjet valutore

Monedha amerikane po tregon epersi ndaj monedhes evropiane ne tregjet nderkombetare valutore. Kjo, fale krizes ne vazhdim te Eurozones, e cila duket se ka bere qe te mbeten disi te zbehta, efektet e krizes qe shpertheu me pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Keshtu, duket se kriza ekonomike e vendeve qe operojne me monedhen Euro, po bejne qe Dollari te vleresohet me shume kundrejt saj. Kjo eshte vene re edhe ne tregun shqiptar te kembimit valutor, ku nje dollar eshte shkembyer me 109 leke, ndersa muajt e fundit, ai ka qendruar ne kuoten e 99 lekeve. Monedha evropiane, nga ana e saj, shkembehet aktualisht me rreth 138 leke, ndersa ne javet e fundit te vitit te kaluar, ajo njohu luhatje te dukshme, por ndaj monedhes vendase, Leku. Nga ana e tyre, ekspertet nderkombetare te kembimit, pohojne se dobesia e monedhes Euro, nuk duhet ne fakt si nje dobesi e Eurozones. Madje, ata e shohin me leverdi pikerisht ne te tilla momente, marrjen e kredive ne Euro, me kosto te ulet. Sipas tyre, Euro nuk do te qendroje kaq e dobet kundrejt dollarit, por se do ta rimarre veten e saj se afermi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›