Berisha inauguron rrugën Armath- Hamallaj- Hidrovor

Ky investim, financuar nga qeveria, BERZH-i dhe BEI, ka kushtuar 174 594 700 lekë. Ajo fillon në aksin e Rrugës Nacionale Maminas - Shenpjeter, prane fshatit Armath, pershkon fshatin Hamallaj dhe perfundon ne bregdet prane Hidrovorit.
Rruga, nga e cila përfitojnë 6500 banorë përshkon territorin administrativ të Bashkisë Manëz dhe Sukth, të cilat i lidh me bregdetin e Hamallajt.
Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në këtë inaugurum vlerësoi faktin se punësimi është qëllimi kryesor i kësaj qeverie.
“Që nga 2006 kemi shtruar mijëra km rrugë, pasi rruga është kusht themelor për zhvillim, kemi ndërtuar qindra ujësjellësa. Ulja e papunësisë është qëllim madhor dhe politika jonë e fokusuar te punësimi”, u shpreh Berisha.
Njëkohësisht, kreu i qeverisë u ndal dhe tek sistemi i taksave që sipas tij, ishte përgjysmimi i taksave shumëfishoi bizneset.
Për qeverisjen aktuale, pavarësisht qëndrimeve të opozitës për të penguar ndërtimin e rrugëve, ajo do të vijojë në realizimin e të gjitha objektivave të saj. Për këtë arsye, Kryeministri Berisha bëri me dije se do të ndërtohet edhe rruga Hamallaj-Durrës./Start/
2012-09-01 13:49