“Besëprishja” në përkujtim të Besëlidhjes së Lezhës

Sot u përkujtua 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, megjithëse në kontekstin aktual kjo besëlidhje thuajse mungoi, pasi Presidenti Bamir Topi, nuk ishte i pranishëm, për shkak siç pretendon se nuk do të kishte të drejtën e fjalës.
Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije se Kreu i Shtetit ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë për këtë rast.
“Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë. Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës, duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni.
Për këtë rast, Presidenti Topi ka dërguar një mesazh për qytetarët e Lezhës me anë të medieve. “Duke nderuar sot Kuvendin e Lezhës, madhështinë dhe aktet historike të prijësave shqiptarë, Skënderbeun dhe veprën e tij të pavdekshme, kemi detyrimin që sot në Lezhën e bekuar nga Zoti, të shohim së bashku nga e ardhmja, për një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të vendit. Asnjë më shumë nuk mund të na frymëzojë sa simbolika e Besëlidhjes së Lezhës që politika dhe institucionet e saj vendimmarrëse, - ta përdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikëri, me përulje dhe përgjegjshmëri; - si një detyrim moral, politik, institucional dhe atdhetar para qytetarëve, vendit dhe interesave madhore të tij”, thuhet në mesazh.
Kryebashkiaku i Lezhës: Topi s’konfirmoi pjesëmarrjen
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, theksoi se Presidenti do të mbante fjalim, por ai nuk ka dashur të vinte. “Presidenti nuk e konfirmoi pjesëmarrjen në këtë ceremoni. Është e pakuptimtë mospjesëmarrja e Presidentit sepse në protokoll ishte shënuar se ai do të mbante fjalën”, theksoi ai. Sipas Tushes, 568 vjet më parë “Skënderbeu bashkoi princat e mbarë vendit në një kuvend, kurse sot klasa politike nuk gjen kurajë të bashkohet për një ditë të vetme”.
Berisha: Besëlidhja shënjoi fatin e kombit
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ishte në Lezhë, ku edhe mbajti një fjalim me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Në këtë takim kishte të ftuar personalitete edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në fjalën e vet, Berisha u shpreh se 568 vjet më parë, lindi në këtë qytet, parimi përjetësisë së shqiptarëve, parimi i shenjtë i bashkimit të tyre “Një komb, një qëndrim”.
“Ne nderojmë sot, në këtë qytet, shpirtin e bashkimit kombëtar. 568 vjet më parë, në këtë qytet, në këtë djep, lindi parimi përjetësisë së shqiptarëve, parimi i bashkimit të tyre, parimi i shenjtë, “Një komb, një qëndrim”. Shqiptarët u bashkuan në Lidhjen e Lezhës, qëndruan dhe shkruan kapitullin më të ndritur të së gjithë historisë së tyre kombëtare. Shqiptarët në këtë parim u bashkuan në Lidhjen e Prizrenit dhe ia dolën me qëndresën e tyre, me vuajtje, mundime e sakrifica të kenë shtetin e tyre. Shqiptarët u bashkuan në fund të 10 vjeçarit të shekullit që kaloi në parimin “Një komb, një qëndrim“ për çlirimin e Kosovës dhe Kosova sot është e lirë”, theksoi kryeministri.
Më pas, Berisha dhe të gjithë të ftuarit morën pjesë në mbjelljen e drurit të ullirit, si simboli i paqes dhe i besëlidhjes. Veprimtaritë vijuan më tej, me vizitën në Memorialin e Skënderbeut, ku Kryeministri Berisha dhe personalitetet e tjera vendosën kurora me lule në varrin e Heroit tonë Kombëtar. Gjithashtu, të pranishmit ndoqën në Pallatin e Kulturës, Koncertin Festiv “Dita e Besëlidhjes”, dhe në përfundim morën pjesë në drekën e shtruar me rastin e kësaj dite nga Bashkia e Lezhës.
PDIU: Besëlidhja, i pari moment i unifikimit të kombit
Edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkujton sot një ditë të shënuar të kombit shqiptar, Besëlidhjen e Lezhës. “Besëlidhja e Lezhës është momenti i parë historik i unifikimit të kombit shqiptar dhe si i tillë duhet parë si momenti i parë i ekzistencës së një shtrese të ndërgjegjes kombëtare në të gjithë territorin e Ballkanit. Besëlidhja, gjithashtu, përbën një moment të veçantë, kur fisnikë me interesa të ndryshme, shpesh herë në konflikt me njëri-tjetrin, gjetën gjuhën e përbashkët, në emër të interesit të tyre të përbashkët”, thekson PDIU-ja.
AK, parulla kundër Berishës dhe Thaçit
Përfaqësuesit e Aleancës Kuqezi e kanë pritur me parulla kryeministrin Berisha në Lezhë, ku thuhet se me këta politikanë e kemi humbur Evropën. “Gjergj me ty e fituam Europën. Me këta e humbëm”, ishte parulla e simpatizantëve të AK-së. Bashkia e Lezhës i refuzoi kësaj Aleanca kërkesën për mbajtjen e një tubimi, me pretendimin se ishin planifikuar aktivitete të tjera.
/S.Lleshi/Start/
2012-03-02 14:07