Haxhinasto: Mundësitë për statusin, reale

Ministri Haxhinasto u takua me Komisionerin për Zgjerimin Stefan Fyle, me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sanino, me z.Hanes Svoboda, (Drejtues i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Evropian) dhe z. Eduart Kukan (Kryetar i Delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Evropian).
“Mbështetja është shumë e qartë, është një mbështetje e vazhdueshme. Mendoj se mesazhi kryesor i komisionerit Fyle është që mundësitë janë aty dhe mundësia e marrjes së statusit të vendit kandidat në vjeshtë të këtij viti, është më reale se kurrë. Për këtë kemi nevojë që, së pari, të fokusohemi te prioritetet, te ato prioritete që janë identifikuar tashmë si kyçe për të avancuar reformën zgjedhore, reformën e procedurave parlamentare, si dhe miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar”, ka deklaruar Haxhinasto.
Sipas tij, procesi duhet të marrë shpejtësi tjetër për të arritur rezultate konkrete në këto reforma. “Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Komisionit Evropian vlerësuan se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm, në gjithë ato fronte që përmenda më sipër. Ka një proces, i cili që vazhdon, por sigurisht ky proces duhet të përshpejtohet dhe të vazhdojë të jetë i fokusuar, duke mos kompromentuar agjendën e qartë të integrimit, me çështje të tjera politike, të cilat nuk janë pjesë e kësaj pakete”, vijoi. /Start/
2012-03-02 14:54