Serbia merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjatë samitit të mbajtur në Bruksel u theksua se Beogradi ka bërë një sërë reformash demokratike dhe ka arrestuar të dyshuarit për krime lufte në përpjekje për të përmbushur kërkesat e BE-së. Serbia kishte aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2009.
Samiti vjen dy ditë pasi ministrat e Jashtëm të 27-vendeve anëtare rekomanduan pranimin e Serbisë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Romuy, e përshkroi lëvizjen si një “arritje të jashtëzakonshme”. Ai tha se ky është rezultat i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, të cilën Beogradi e konsideron ende si një territor të shkëputur.
Statusi i vendit kandidat është njohje që një vend është gati të fillojë negociatat zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo nuk do të thotë se Serbia do të anëtarësohet shumë shpjet në BE. Nëse Kroacia anëtarësohet në BE në vitin 2013, siç janë edhe të gjitha gjasat, procesi i negociatave zyrtare për anëtarësim rezulton të zgjasë pothuajse një dekadë.
Vendet kandidate duhet të përafrojnë legjislacionin e tyre me atë të BE-së.
BE-ja dhe ish-Jugosllavia
• Sllovenia iu bashkua Bashkimit Evropian në vitin 2004
• Kroacia pritet t’i bashkohet BE-së në vitin 2013
• Maqedonia ka marrë statusin e vendit kandidat, por ka konflikte me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit
• Mali I zi ka statusin e vendit kandidat. Bisedimet për anëtarësim në BE pritet të fillojnë në qershor
• Bosnje-Hercegovina nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në BE
• Anëtarësimi i Kosovës as që diskutohet, ajo ende nuk ka përfituar liberalizimin e vizave
/Start/F. Prroni/
2012-03-02 10:16