E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Të thyejmë akullin me ish-të përndjekurit

Krye i PS-së, Edi Rama, zhvilloi sot një tryezë me një pjesë të kësaj shtrese, ku ka sqaruar programin e ri të opozitës.

“Ne jemi këtu sot për të nisur të diskutojmë me ish-të përndjekurit për mosintegrimin e plotë të tyre në shoqëri dhe për mosdëmshpërblimin e secilit pre tyre, sipas normave morale dhe kushtetuese të një shoqërie demokratike. Skema e PS-së për ish-të përndjekurit dëmshpërblen brenda një viti ata që janë 75 vjeç si dhe trajtim të shpejtë të dëmshpërblimit për të gjithë ish- të përndjekurit", deklaroi Rama.

Në  fillim, Rama nënvizoi se "tryeza përbën edhe thyerjen publike të një akulli të mbetur gjatë mes PS-së dhe atyre që vuajtën nën lëkurë barbarinë e regjimit komunist". 

"Kjo jo se më parë nuk ka pasur komunikim me këtë grup shoqëror, por se asnjëherë më parë nuk kemi arritur të ulemi bashkarisht për të vendosur piketat e së ardhmes. E di shumë mirë se një pjesë e kësaj shtrese sot jo vetëm nuk përfaqësohet këtu, por e sheh me shpërfillje atë dhe pse jo fatkeqësisht me përbuzje. Sot ka ende shumë ndër ish të përndjekurit që ende nuk kanë marrë asgjë, por vijojnë të jenë pengje të një paragjykimi ndaj nesh, të mbajtur gjallë qëllimisht nga ana e Sali Berishës", vijoi. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2012-03-02 14:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›