E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor për mandatet

Kjo parti zhvilloi sot Asamblenë Kombëtare, ku Mediu kërkoi që reforma zgjedhore të jetë gjithëpërfshirëse, pasi sipas tij, reforma është bërë "monopol politik" nga dy partitë e mëdha.

Ai akuzoi Partinë Socialiste se po krijon konflikte artificiale, duke dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sipas Mediut, rekomandimet e BE-së janë përgjegjësi e gjithë klasës politike që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

"Kemi shansin të vërtetojmë që me mirëkuptim mund t’i përmbushim këto detyrime. 12 rekomandimet nuk i kemi detyrim përballë BE-së, por përballë shqiptarëve. Këto kërkesa kanë të bëjnë me standarde që i shërbejnë një jete më të mirë të shqiptarëve, e veshin qytetarin me dinjitet dhe i japin të drejtë qytetarëve të vendosin me votën e tyre, të qeverisin në bazë të vullnetit të tij", u shpreh Mediu. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-02 14:43
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›