Olldashi: Rajoni i Lezhes, me pakete te gjere financimesh Eglantina Nasi
Qeveria ka ndermarre nje pakete te gjere financimesh per rajonin e Lezhes, duke perfshire ketu edhe zonen turistike te Shengjinit. Nje fakt te tille e ka bere dje me dije vete ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, gjate inspektimit qe kreu mbi vepren e impiantit te trajtimit te ujerave te zeza te qytetit te Lezhes dhe Shengjinit. I cilesuar si nje nder investimet me te rendesishme per kete zone kyçe ne veri te vendit, ministri pa nga afer perfundimin e punimeve te tij. Ndersa behet me dije se tashme mbetet vetem lidhja e tij me sistemin magjistral te sjelljes se ujerave te zeza nga zona urbane dhe turistike. Sipas te dhenave, vetem projekti i impiantit te trajtimit te ujerave te zeza kap nje vlere financimi prej 4.9 milione eurosh, nderkohe qe ai i rrjetit te percjelljes se ujerave te zeza nga zona turistike e Shengjinit dhe Lezha, drejt impiantit, eshte nje financim qe kap vleren e 3.4 milione eurove. Me tej, gjate inspektimit ne kete veper, ministri Olldashi duke folur ne teresi per investimet ne kete zone, tha se “jane 8.3 milione euro te shpenzuara per impiantin dhe kanalizimet qe ndodhen ne zonen e Shengjinit, te cilave iu shtohet edhe ujesjellesi i Shengjinit si dhe nje pakete prej 13 milion eurosh, kontraktuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjelles-Kanalizimeve, qe perfshin nje sistem per furnizimin me uje dhe kanalizime ne qytetin e Lezhes. “Ne total, jane 27 milione euro per infrastrukturen e ujesjelles-kanalizimeve, perfshire impiantin e perpunimit te ujerave te zeza, investime qe do te zgjidhin perfundimisht problemin e furnizimit 24 ore me uje si dhe ate te trajtimit te ujerave te zeza te rajonit te Lezhes si dhe zones turistike te Shengjinit”, - beri me dije gjate fjales se tij, ministri i Puneve Publike. Duke dashur te konfirmoje ne kete menyre mbeshtetjen e qeverise per projektet infrastrukturore ne kete zone te vendit, e cila paraqet mjaft rendesi edhe ne aspektin turistik. Nderkaq, i pranishem edhe ai gjate inspektimit te punimeve te projektit te lartpermendur, kryetari i bashkise se Lezhes, Viktor Tusha, u shpreh se me ane te ketij investimi, qyteti i Lezhes ka zgjidhur nje nga problemet me madhore te tij. Nder te tjera, ai shtoi se “me ane te ketij investimi, ujerat e zeza te qytetit, nuk do te derdhen me ne lumin Drin”, i cili, sipas tij, “eshte nje pasuri tjeter e cila do t’i kthehet ketij qyteti”. Per te konkluduar, se Lezha ne kete menyre, shpeton nga nje shqetesim i dikurshem dhe permbush kesisoj, kerkesen e qytetareve per zgjidhjen e tij.