PS-PD negociata për kryetar konsensual për KQZ-në

Nga hapja e garës dhe publikimi i kritereve për drejtuesin e ri te institucionit të lartë zgjedhor më datën 3 shtator, PS e PD kane po mbajnë larg medias emrat e mundshëm për drejtuesin e KQZ.
Kjo pasi dy forcat më të mëdha politike janë duke negociuar ne gjetjen e një emri të përbashkët, që do të gëzonte mbështetjen e tyre pohojnë për AS burime pranë deputeteve që janë duke punuar për këtë çështje. Megjithëse kodi i ri zgjedhor parashikon qe pas një konkurrimi publik dhe shqyrtimi nga komisioni i ligjeve i kandidaturave, PS e PD përzgjedhin dy emra ku i s’kualifikojnë njëra- tjetrës nga një kandidaturë.
Dy emrat e mbetur ne fund, që mbështeten njeri nga PS e tjetri nga PD shkojnë për votim ne kuvend, ku fitues del ai që siguron 71 vota, pra praktikisht kandidati i mazhorancë. Por megjithëse ligji e lejon qe kryetari te jete kandidati i demokrateve, fillimisht po i jepet mundësia një emri qe do te merrte votat edhe te socialisteve.
Përpos kryetarit, dy partitë e mëdha janë duke menduar edhe emrat për anëtarë të KQZ, ku në trupën prej 7 të tillëve, atyre u takojnë të zgjedhin nga dy, një anëtar këtë herë i përket LSI si partia me e madhe në koalicionin qeverisës dhe tjetri i përket PBDNJ-se si partia e dytë opozitare në Kuvend. Ajo që mbetet ende e papërcaktuar është afati i mbylljes se përzgjedhjes së anëtareve.
Opozita thotë se brenda 15 shtatorit duhet te konstituohet KQZ e re, ndërsa për mazhorancën afati shkon deri ne fund të këtij muaji pasi procedurat nisin dy jave nga botimi ne fletoren zyrtare te shpalljes se ligjit te ri zgjedhor, përkundër qëndrimit të opozitës se dekreti i presidentit hyn menjëherë në fuqi. /Start/
2012-09-08 17:38