Masa për respektimin e lundrimeve në zonat e plazhit
Këto masa janë në zbatim të planit të masave të hartuar për disiplinim e veprimtarisë së mjeteve lundruese që kryejnë aktivitet në afërsi të buzës së ujit. Nga kontrollet e kryera nga Drejtoritë Rajonale për Kufirin e Migracionin për shkeljet e konstatuara janë bllokuar 22 motorë uji, janë ndëshkuar me masë administrative gjobë poseduesit e 21 mjeteve, ndërkohë 1 mjeti i është hequr leja e dhënë për shkelje të rregullave të lundrimit në zonën e plazhistëve.
Nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit gjatë kësaj periudhe janë organizuar 3 operacione në shkallë të gjerë duke përshirë të gjithë sektorin detar. Në këto operacione kanë marrë pjesë dhe shërbimet e “Delta Force”.
Ndërkohë nga shërbimet e stacioneve të Policisë Kufitare & Migracionit çdo ditë kryhen kontrolle në sektorë të veçantë sipas dislokimit dhe rajoneve që ato mbulojnë.
Masat për kontrollin e motorëve të ujit lidhur me respektimin e lundrimit në zonën e plazhit dhe pajisjen me dokumentacionin e duhur do të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.