E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat pritet të ulen në fundjavë

Sipas institutit të parashikimeve “Meteoalb” do të kemi ulje të temperaturave nga 2 deri në 3 gradë Celsius. Ndërkohë që ulje të mëtejshme do të kemi të shtunën, e diela do të jetë konstante dhe përsëri do të kemi një rënie të lehtë ditën e hënë.

Parashikimi i “Meteoalb” për javën e ardhshme informon se do të kemi përsëri vapë dhe asnjë dyshim për reshje. Ndërsa fundjava do të favorizoje  me temperatura më shumë plazhet e veriut, si ai i Shëngjinit, duke qenë se në zonat malore nuk do të ketë rënie të temperaturave.

Temperaturat mesatare maksimale të regjistruara dje në të gjithë vendin ishin 37.3 gradë Celsius në qytetin e Gjirokastrës. Ne jugperëndim temperaturat mesatare të regjistruara kanë qenë 35, 36, 37 gradë Celsius.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›