“Bomba” e Mourinjos: Më mirë pa Ibrën
Interi u kritikua shumë nga mediat italiane sezonin e kaluar për faktin se e gjithë strategjia e lojës mbështetej te Ibra dhe e gjithë skuadra punonte për të. Në një intervistë për faqen e klubit në internet “inter.it”, trajneri portugez theksoi se me largimin e suedezit skuadra luan më mirë nga krahët në krahasim me sezonin e kaluar.Më tej “I veçanti” shtoi se ishte i kënaqur me reagimin e klubit pas shitjes së sulmuesit, edhe pse pranoi se fillimisht ishte disi i shqetësuar për mënyrën se si do të sillej skuadra me largimin e futbollistit kryesor të ekipit. “Është normale që klubi në fillim pati dyshime. Por është pozitiv fakti që e menaxhuam mirë largimin e tij dhe me paratë e fituara morrëm lojtarët që na duheshin”, nënvizoi Hoze Mourinjo.