E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 4 persona për plagosje të rëndë

Në pranga kanë rënë shtetasit Ermal Nike Leka, 31 vjec, lindur dhe banues në Tiranë, Zef Vlash Marku, 24 vjec, lindur në Lezhë dhe banues në Prush, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, Maringlen Riza Cina, 24 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë,  Ervis Ndue Marashi, 18 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u krye sepse këto shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin, përgjatë orëve të vona të mbrëmshme në ambientet e tavernës “Daja” të ndodhur në Unazë të Re, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë, duke e plagosur disa herë në trup 24 vjecarin Bledar Mustafa Sefa, lindur e banues në Laç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjëndje të rënduar për jetën. U konkudua se motivi i grindjes përmes tyre, ka nisur fillimisht pas një debati për motive të dobëta në gjëndje të dehur. Autorët e dyshuar të kësaj plagosje të rëndë, në momentin e ngjarjes ka qenë duke darkuar me njëri-tjerin, ndërsa i dëmtuari ka qenë me disa miq të tij, në një tjetër tavolinë. Kapja e autorëve, u bë e mundur në sajë të informacioneve të poseduara për to, të cilët menjëherë pas kryerjes së këtij krimi janë fshehur tek të afërmit e tyre në zona të ndryshme në Tiranë.                                                                                               

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›