E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter – çelsi, rekord i biletave të shitura

Në Itali entuziazmi në prag të kësaj sfide është tejet i lartë. Kjo pasqyrohet edhe në biletat e shitura, ku vetëm ditën e djeshme rreth 35 mijë tifozë zikaltër rezervuan biletat sezonale për ndeshjet e Interit. Në bazë të llogaritjeve paraprake, del se me shumë mundësi do të vendoset një rekord i ri përsa i përket numrit të biletave të shitura.Vitin e kaluar në përballjen Inter-Mançester Junajtid u vendos një tjetër rekord, por atëherë u shitën vetëm 28 mijë bileta të lira (gjithsej ishin 80 mijë bileta të rregullta, pa përfshirë ato sezonale, duke u arkëtuar 3.5 milion euro).Për takimin me Çelsin janë të lira rreth 20 mijë bileta, 10 mijë prej të cilave për tifozët vendas dhe rreth 4500 për ata anglezë. Pra, nga llogarritjet rezulton se të mërkurën e 24 shkurtit në “Meaca” do të jenë rreth 60 mijë tifozë zikaltër dhe rreth 4500 anglezë.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›