“Çahet” konsensusi mazhorancë-opozitë?

Konferenca u shoqërua me debate midis mazhorancës dhe opozitës, dhe në fund, kalendari i punimeve trejavore të Kuvendit u votua vetëm nga mazhoranca.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kalendari i propozuar nga administrata e Kuvendit parashikonte fillimin e punës në komisione parlamentare të shqyrtimit dhe diskutimit të ligjeve të depozituara në Kuvend dhe të kodeve e projektligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kërkoi heqjen e këtyre projektligjeve nga kalendari i punimeve, duke theksuar se duhet më shumë kohë për diskutimin e tri Kodeve, të pr/ligjit për Gjykatën Penale, atë Civile dhe Administrative. P
as kësaj, Ruçi është larguar nga mbledhja. Me shumicë votash, Konferenca vendosi që këto p/ligje të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komisione për shqyrtimin e tyre, në përputhje me pikën I dhe pikën VII të vendimit të Konferencës së Kryetarëve, datë 14 nëntor 2011.
Konferenca e Kryetarëve, me shumicë votash, përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre p/ligjeve, datën 2 shkurt 2012, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil. Me gjithë refuzimin e përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto p/ligje, Konferenca e Kryetarëve miratoi me shumicë votash kalendarin e ri të punës. /S.Ll/Start/
2012-01-12 14:30