Gati hipotekimi i 385 apartamenteve në Tiranë

Për këtë arsye, kryetar i Bashkisë, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me ndërtuesit, nga ku ka theksuar se pronarët e këtyre ndërtesave do të marrin përfundimisht lejet e përdorimit.
"Sot japim lejet e përdorimit për 11 objekte që përfaqësojnë 385 apartamente banimi, të cilave u është mohuar e drejta e ligjshme për të pasur tapitë e shtëpive. Është në përfundim dhe procesi për 25 objekte të tjera që përfaqësojnë 1000 apartamente banimi", deklaroi Basha. Bashkia Tiranë ka kryer të gjitha kontrollet dhe ka gati procesin e miratimit të lejeve të përdorimit edhe për një grup prej rreth 25 dosjesh, të cilat kanë nevojë vetëm për angazhimin e subjekteve ndërtuese për plotësimin e dokumentacionit të domosdoshëm për pajisjen me këto leje.
Finalizimi i këtij procesi, sipas Bashës, vetëm për këtë grup, do të bëjë të mundur përcjelljen pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajteshme, për hipotekim përfundimtar, të mbi 1000 apartamenteve banimi; ambientesh tregtare, shërbimi apo parkimi me një sipërfaqe totale prej rreth 175 mijë m2 ndërtim. Basha bëri të ditur se Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit ka evidentuar specifikat edhe për një kategori tjetër prej rreth 40 dosjesh të klasifikuara si dosje me ndërprerje procedurash.
Duke kërkuar mbështetjen e ndërtuesve, Basha informoi se nga 34 dokumente që u kërkoheshin subjekteve për marrjen e lejes së përdorimit me vendim të Bashkisë janë reduktuar 18 prej tyre. /Start/
2012-01-12 14:55