Shisnin produkte të skaduara, tre në pranga

Në pranga përfunduan shtetasit Ilirjan Pira, 21- vjeç, Nefail Jaho, 41-vjeç, si dhe Agim Abddullai, 28-vjeç. Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi blinin mallra të skaduara në subjekte të ndryshme private, mallra të cilat i magazinonin në një banese private në Bathore Kamëz, realizonin më pas me anë të një pajisje ndryshimin e datës së skadencës, duke e shtyrë atë në kohë.
Gjatë hetimit, u zbulua se këto mallra kryesisht si lëngje frutash, çokollata, patatine, biskola etj mallra konsumi, pasi i ndryshohej data e skadencës, tregtoheshin përsëri në pika të ndryshme shitjeje në Tiranë. Aktivitetin e tyre e ushtronin në mënyrë të palicencuar dhe të pa regjistruar në organet tatimore, duke ju shmangur kështu edhe detyrimeve tatimore. Këto prodhime industriale, të cilat tregtoheshin në Tiranë, duke qenë të palicencuara ishin edhe të pakontrolluara, duke vendosur në rrezik shëndetin dhe jetën e konsumatorëve.
Gjatë kontrollit të banesës dhe të dy automjeteve të tyre, u gjeten dhe u sekuestruan ne cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash ushqimore te llojeve të ndryshme si : pije freskuese te llojeve te ndryshme , patatina te llojeve te ndryshme, çokollata te llojeve te ndryshme, biskota etj mallra te skaduara por të cilave u ishte ndryshuar afati i skadimit.
Gjithashtu u sekuestrua ne cilësinë e provës material edhe pajisja e quajtur “Dator” me anë të së cilës bëhej ndryshimi i datës së skadences së mallrave si dhe dy automjeteve me targa AA092BS, dhe AA06679 BA, që shërbente për transportimin dhe tregtimin e mallrave të skaduara. Pas sekuestrimit të këtyre mallrave, u konkludua se vlera e mallrave arrijnë vlerën rreth 100 mijë euro. Aktualisht, nga këto struktura, po punohet intensivisht për sekuetrimin e të gjithë mallrave, të cilat janë shpërndarë dhe tregtuar nga ky subjekt, në dyqane të ndryshme në Tiranë. /Start/
2012-05-18 15:53