Nis aplikimi i skemës së re të ndihmës ekonomike

Për këtë arsye, ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore me të cilin diskutoi rreth zbatimit të këtij projekti.
Ministri Ksera theksoi se realizimi sa më parë i projektit është qëllimi i Ministrisë, e cila së bashku me institucionet ka vënë në dispozicion të gjithë kapacitetin financiar dhe stafin e nevojshëm.
“Ne jemi të fokusuar në rritjen e mbështetjes për shtresat në nevojë, dhe ulja e varfërisë nëpërmjet identifikimit më të mirë dhe rritjes së mbështetjes për familjet është objektivi ynë i rëndësishëm. Tashmë kemi përgatitur edhe aktet ligjore dhe nënligjore të cilat do të miratohen së shpejti për të filluar menjëherë implementimin e projektit”, theksoi Ksera.
Sipas tij, ndihma dhe mbështetja e BB-së në këtë drejtim është shumë e rëndësishme. “Presim që infromatizimi i skemës së ndihmës jo vetëm të minimizojë abuzivitetin me skemën, por edhe të mundësojë identifikimi në kohë dhe me saktësi të nevojave në çdo komunë dhe bashki të vendit deri në skajet më të largëta. Ky identifikim do të mundësojë edhe ndërtimin dhe zbatimin e politikave më efektive.”
Znj. Jane Amitage, Drejtore Vendore dhe Koordinatore Rajonale e Bankës Botërore për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, vuri në dukje rëndësinë e realizmit të këtij projekti, duke theksuar se tanimë vëmendja e BB është fokusuar në mbështetjen e politikave për forcimin e mjeteve të sigurisë sociale.
“Ky është projekti i dytë më i madh i mbështetur nga fondet e Bankës Botërore, u shpreh zonja Amitage, dhe i pari i këtij lloji që po aplikohet në të gjithë Evropën dhe për këtë arsye është një nga projektet më të favorizuara nga Banka”. /Start/
2012-05-11 17:14