E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdoan uron Hollanden, kërkon ripërtëritjen e marrëdhënieve

Gjatë bisedës telefonike, kryeministri turk i th Presidentit Hollande se shpreson në një periudhë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Erdoan shprehu edhe besimin në rritjen e pozitës së Francës në Bashkimin Evropian dhe atë global. Ndërsa Hollande tha se dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë që është një vend ekonomia e së cilës është në rritje.

Marrëdhëniet frako-turke pësuan çarje të thellë para pak muajsh, kur dy dhomat e Asamblesë franceze kaluan një projektligj i cili kriminalizonte mohimin e gjenocidit të pretenduar armen. Sipas Projektligjit, çdo shtetas që mohonte gjenocidin dënohej me një vit burg dhe deri më 45 mijë euro gjobë. Kjo solli reagim të ashpër të Ankarasë zyrtare e cila pezulloi të gjitha marrëveshjet me qeverinë franceze./Start/

                                                                                             2012-05-11 16:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›