E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ditët e Kulturës Kanadeze” në Tiranë

Programi për ditën e nesërme parashikon shfaqjen e dokumentarëve “Arctic Mission” (Misioni i Arktikut), i cili do të shfaqet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, i ndarë në dy pjesë, paradite e pasdite. Dokumentari “Misioni i Arktikut” vjen nën regjinë e Jean Lemire dhe Thierry Piantanida. Ata ndjekin gjurmët e ekuipazhit I Sedna IV, që ndërmorën një mision shkencor 5-mujor, 21 mijë kilometra, për të regjistruar impaktin e ngrohjes globale në Arktik. Në këtë dokumentar mahnitës, ekuipazhi lundron me një anije tredirekësh përmes Udhës Legjendare Veriperëndimore, një kanal i pabesë, i mbushur me akull, që ka ngacmuar imagjinatën e eksploruesve të mëdhenj për shekuj me radhë.

Filmi tjetër “Natyra e gjërave”, nga regjisorja dhe specialiste e kafshëve të egra, Karoline Underëood, ofron një shqyrtim të thellë të gjendjes së kafshëve të egra në sesionin e tetë të Kulturës Inuite (të eskimezëve), të Lordëve të Arktikut. Videoja e jashtëzakonshme e stinës rajonale dhe e banorëve të përhershëm, arinjve arktikë, shpendëve të Arktikut, balenave, bizonit të veriut, drerit të veriut dhe planktonit - është një burim i rrallë informacioni mbi efektet e ndryshimit të klimës në jetën e kafshëve të egra.

Ndërkaq, ditën e diel do të mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës e Baletit koncert i violinistes bullgaro-kanadeze, Ralitsa Tcholakova-MacRae. Kultura kanadeze ka qenë historikisht e influencuar nga kultura dhe traditat evropiane, veçanërisht ajo angleze dhe franceze. Me kalimin e kohës, elemente të kulturës së popullsive aborigjene dhe të popullsive emigrante janë bërë pjesë e kulturës qendrore kanadeze.

Muzika e Kanadasë ka reflektuar ndikimet multikulturore që i kanë dhënë formë këtij vendi. Aborigjenët, francezët dhe anglezët, të gjithë kanë kontribuar në trashëgiminë muzikore të Kanadasë. Që kur eksploratori francez Samuel de Champlain erdhi në vitin 1608 dhe u vendosën vendbanimet e para të përhershme në Port Royal dhe në Kebek Siti, vendi ka nxjerrë kompozitorët, muzikantët dhe ansamblet e veta.

                                                                                             2010-12-03 14:03
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›