E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Focus 2010”, çelet ekspozita e fotografisë

Nga 170 aplikues për këtë konkurs, juria e përbërë nga fotografja gjermane, Jutta Benzenberg, fotografi kosovar, Fahredin Spahia, dhe Osman Demiri nga Maqedonia, kanë përzgjedhur 68 pjesëmarrësit për edicionin e pestë të këtij konkursi. Fotografët vijnë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Danimarka, Turqia, Serbia, Franca, Amerika, Holanda dhe Gjermania.

Pjesëmarrësit nuk konkurrojnë sipas një koncepti kuratorial për t’u bërë pjesë e ekspozitës, por janë anëtarët e jurisë ata që përzgjedhin fotografitë që artistikisht mund të jenë pjesë e ekspozitës. Që në nisje, organizatorët e kanë menduar këtë aktivitet si një mundësi për shprehje sa më të lirë dhe transparente në botën e fotografisë artistike.

Pas hapjes së ekspozitës do të ketë edhe një ceremoni çmimesh, ku anëtarët e jurisë do të përzgjedhin më të mirët. Ekspozita fotografike që realizohet me mbështetjen e Bashkisë së Fierit, “BenArt Studio” dhe shoqata “Antik”, do të qëndrojë e hapur deri më datën 17 dhjetor.

                                                                                             2010-12-10 15:05
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›