E Diel, 1 Nëntor 2026

Los Anxheles, pritet albumi i ri i Majkëll Xheksonit

“Nuk është një album i Xheksonit, por një përmbledhje që vetë Majkëlli nuk do ta kishte nxjerë kurrë”, shkruan revista amerikane “Rolling Stone”, që gjithsesi e cilëson këtë album bindës. “Albumi është më i mirë se ‘Invincible’, që doli në vitin 2001”, delaroi “Entertainment Weekly”.

Për motrën e mbretit të Pop-it, LaToya, ky disk “nuk i ngjan Majkëllit”, pasi është realizuar nga materiale të regjistruara në studio para disa vitesh.

Përballë kësaj polemike, shtëpia diskografike “Sony Music Entertainment” deklaroi se “rezultatet e kërkimeve tona dhe dëshmitë e personave që ishin në studio me Majkëllin, na sigurojnë se bëhet fjalë për zërin e tij”.

“Sony Music Entertainment” siguroi në muajin mars të drejtat muzikore të Majkëll Xheksonit deri në vitin 2017, përkundrejt një shifre rekord prej 250 milionë dollarësh.

                                                                                             2010-12-12 17:57
  [ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›